fbpx

Aksident i rëndë në dalje të Sllatinës, 6 vetura të përfshira

nga Revista Kosovarja

Një aksident zingjiror ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, sakësisht në Bresje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Bajram Krasniqi, ku bëri të ditur se 6 vetura janë përfshirë në aksident.

Krasniqi, njoftoi se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]