fbpx

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën, kurse dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, kur një veturë është aksidentuar me një autobus.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Sipas saj, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Bëhet e ditur se trupat e  viktimave  Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]