fbpx

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë – Pejë, Policia ka një apel për shoferët

nga Revista Kosovarja

Rreth orës 16:45, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Indeksonline konfirmoi se të lënduar kanë mbetur tre persona.

Në aksident kanë qenë përfshira dy vetura.

“Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes“, tha Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]