fbpx

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes një person

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete, një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]