fbpx

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 17:15, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se katër persona kanë mbetur të lënduar.

Veseli, ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK si pasojë e lëndimeve.

“Ju informojmë se më datë 06.04.2025, rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa në vendin e ngjarjes njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./IndeksOnline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]