100
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.
“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, tha Gashi.