fbpx

Aksident në autostradë mes dy kamionëve, dy shoferët të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20.

“Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”, ka njoftuar policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]