fbpx

Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësore

nga Revista Kosovarja

Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]