fbpx

Aksident trafiku afër Fakultetit Teknik në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në udhëkryqin në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një autobus.

Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani  gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”- tha Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]