fbpx

Aksident trafiku me fatalitet, 20-vjeçari vdes në QKUK

nga Revista Kosovarja

Dje në orën 15:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës E. S., 20 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

“Ndërsa sot, me 12 prill 2022, në orët e mëngjesit nga QKUK, është raportuar se i lënduari ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]