fbpx

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

nga Revista Kosovarja

Sonte (diel) në rrugën Prishtinë-Pejë rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes pesë veturave.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin e magjistrales Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë se në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë gjendje stabile.

“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”, ka thënë Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]