fbpx

Aksident tragjik në hyrje të Klinës, humb jetën një person

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte, rreth orës 20:57, në hyrje të qytetit të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth 20:57, policia është njoftuar se në hyrje të qytetit të Klinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave dhe një autobusi. Ka persona të lënduar, tre persona janë lënduar dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Viktima ende nuk është nxjerrë prej veture”, tha Gashi./Sinjali/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]