fbpx

Aksidenti i rëndë në Prugovc të Prishtinës: Një i vdekur e katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident mes dy veturave në lëvizje ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku pesë persona pësuan lëndime trupore.

Por, njëri nga ta nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Reporteri.net.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

Ajo tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]