fbpx

Aksidenti me katër të vdekur, bllokohet për qarkullim magjistralja Ferizaj-Shtime

nga Revista Kosovarja

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të Shtimes, ku mbetën të vdekur katër persona.

Si pasojë, magjistralja Ferizaj-Shtime është bllokuar për qarkullim.

Në pamje të publikuara në rrjete sociale, në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësite të ambulancës dhe zjarrfikësve.

Ndryshe, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i tha Gazetës Online Reporteri.net se vdekja e katër personave u konstatua në vendin ku ndodhi aksidenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]