fbpx

Aksidentohet për vdekje kosovari në Slloveni

nga Revista Kosovarja

Një shtetas i Kosovës, 43-vjeçar, ka humbur jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë katër vetura, në rrugën mes Lubjanës dhe Litisë afër Ribçes, në Slloveni.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30, ndërsa viktima që po voziste një furgon vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.

Administrata e Policisë së Lubjanës, tha se kosovari doli në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion që po vinte përballë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]