fbpx

Aksion i hershëm i Komunës së Prishtinës, për lirimin e hapësirave publike

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një veprim për lirimin e hapësirave publike.K

Në një postim në rrjetin social Twitter nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shkruar se ky është prioriteti i qeverisjes së tyre.

“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, shkruan ai.

Në fotografitë e publikuara shihet se nga oborri i kampusit universitar po largohet një orë e vendosur nga disa kompani private.

Një e tillë është hequr edhe në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]