fbpx

Aksion i madh anti-drogë në zonën e Dukagjinit, ka të arrestuar

nga Revista Kosovarja

Mëngjesi i sotëm ka nisur me bastisje në zonën e Dukagjinit. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë. Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani.

Është bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, duke shtuar se aksioni është duke vazhduar./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]