fbpx

Aktivistët e PDK-së i hedhin dinarë të Serbisë Ambasadorit Berishaj, arrestohet njëri

nga Revista Kosovarja

Sot aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës i kanë hedhur dinarë të printuar të Serbisë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili ka qëndruar sot në Prishtinë për një ngjarje të përbashkët mes Kroacisë dhe Kosovës.

Siç ka njoftuar PDK, një nga aktivistët është arrestuar.

Ky aktivitet i PDK-së vjen pas raportimeve të shumta në mediat sllovene e kroate lidhur me dyshimet se ambasadori Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar.

Siç është raportuar deri më tani, në llogarinë e kompanisë së Martin Berishaj “MB Consulting” janë derdhur rreth 600 mijë euro nga dega e kompanisë GEN në Beograd. Këto para raportohet se janë tërhequr “cash” nga vetë Berishaj dhe dyshohet se janë përdorur edhe për financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje./GezetaSinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]