fbpx

Aktiviteti 30-sekondësh që mund të përmirësojë humorin dhe sistemin imunitar

nga Revista Kosovarja

Nëse dëshironi të përmirësoni sistemin tuaj imunitar dhe të ndiheni të gatshëm për të përballuar ditën, ka një ndryshim në rutinën tuaj të përditshme që duhet ta bëni.

Thjesht duke kaluar nga një dush i ngrohtë në një dush të ftohtë mund të ketë një ndikim të dukshëm në shëndetin dhe humorin tuaj, me Institutin Kombëtar të Shëndetit që ka zbuluar se personat që bëjnë dush të ftohtë janë 29% më pak të prirur të raportojnë se janë të sëmurë.

Vetëm 30 sekonda nën ujë të ftohtë mund të sjellë përfitime, sipas ekspertit të mirëqenies Brian Clarke nga UK Saunas dhe Ice Baths. Ai tha: “Kalimi nga uji i ngrohtë në ujin e ftohtë për 30 sekonda deri në 2 minuta mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë gripin dhe infeksionet e tjera.

“Uji i ftohtë stimilon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon qelizat e bardha të gjakut për të luftuar infeksionet e mundshme”.

“Disa studime sugjerojnë se ekspozimi i rregullt ndaj të ftohtit mund të ulë rrezikun për infeksione dhe t’i ndihmojë trupit tuaj të përballojë më mirë stresin. Ka gjithashtu disa prova që mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak”.

Në anën tjetër, Michale Mosely beson se zhytja në ujë të ftohtë përmirëson humorin.

Në podcastin e tij Just One Thing, ai tha se zhytjet në ujë të ftohtë kishin sjellë raporte për rritje të niveleve të dopaminës, serotoninës dhe endorfinave, të cilat mund të shpjegojnë “ngazëllimin pas notit” që shumë notues të ujit të ftohtë raportojnë.

Thjesht kalimi në një dush të ftohtë mund të imitojë këtë reagim dhe të ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe energjisë tuaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]