fbpx

Aktori i famshëm flet për problemet me shëndetin mendor

nga Revista Kosovarja

Dwayne Johnson gjatë një paraqitje të fundit është përpjekur të ndihmojë njerëzit edhe me shëndetin e tyre mendor.

Gjatë intervistës, Johnson ndau betejat e tij me shëndetin mendor, duke rrëfyer tre periudha depresioni, si dhe më vonë duke postuar një shkrim emocionues së bashku me një klip.

“Vite më parë nuk e dija se çfarë ishte lufta për shëndetin mendor”, shkroi Johnson.

“Si burra, ne nuk folëm për këtë. Ne thjesht e mbajtëm kokën ulur dhe punuam për të. Nuk ishte e shëndetshme, por kjo është gjithçka që dinim. Kam humbur dy miq për shkak të vetëvrasjes. Flisni me dikë. Pavarësisht se si mund të ndiheni, nuk jeni kurrë vetëm”, tha aktori.

Kjo nuk është hera e parë që Johnson flet për përvojat e tij me depresionin dhe ka pranuar se ka ‘punuar shumë gjatë viteve për të fituar betejën emocionale’. Ai gjithashtu ka treguar më parë se si përpjekja për vetëvrasje e nënës së tij ndikoi tek ai.

Në “The Pivot”, ai kujtoi se si erdhi ndërveprimi i tij i parë me depresionin kur ishte student në Universitetin e Miamit në Florida.

 

“Gjëja interesante në atë kohë është që thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Nuk e dija se çfarë ishte shëndeti mendor. Nuk e dija se çfarë ishte depresioni”, tha Johnson.

Johnson vazhdoi të ndante detaje rreth dy periudhave të tjera të ulëta ose ‘gri’ në jetën e tij.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]