fbpx

Aktori i famshëm mbledh para për të blerë drone në ndihmë të ushtrisë ukrainase

nga Revista Kosovarja

Ylli i “Star Wars”, Mark Hamill po mbledh para për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës të blejë drone zbulimi.

Aktori dhe ambasadori i UNITED24, një nismë globale për të mbështetur Ukrainën, tha se ai po mbledh fonde për 10 dronë skaut RQ-35 Heidrun.

Droni mund të transmetojë video në kohë reale, gjë që e lejon atë të mos ekspozojë operatorin.

Në një postim në Tëitter, Hamill tha se do të takohej me anëtarët e ushtrisë ukrainase sot për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre dhe të informohet mbi situatën.

Mbledhja e fondeve është nisur me kërkesë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]