fbpx

Aktori i “Harry Poter” bëhet baba për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Aktori Rupert Grint, i njohur më së shumti për rolin e tij si Ron Uezli në filmat e Harry Potter, është bërë baba për herë të dytë.

Mediat e huaja filmuan Rupertin me partneren e tij prej shumë kohësh Georgia Groom bashkë me foshnjën e tyre të porsalindur.

Rupert e mbajti fëmijën në krahë gjatë shëtitjes me një buzëqeshje në fytyrë.

Çifti përpiqet ta mbajë jetën e tyre private larg publikut, ndaj në rrjetet sociale ka shumë pak foto të fëmijëve të tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]