fbpx

Aktori kosovar: Kosova mirë ka bërë që ka ofruar strehim për refugjatët afganë

nga Revista Kosovarja

Kosova ka dhënë dritën jeshile për strehimin e refugjatëve afganë.

Pro këtij vendimi është edhe aktori kosovar, Shkumbin Istrefi i cili ka reaguar edhe përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

I njëjti ka shkruar se nuk e ka kuptuar pse ka ndodhur tërheqja e Amerikës nga atje, ndërsa ndihet mirë që Kosova po do t’i strehojë një pjesë të tyre.

Shkrimi i tij i plotë:

Afganistani, keto dite eshte teme shokante.

Nuk eshte qe e kuptoj mire situaten atje, por me i pa pamjet qe po transmetohen, eshte koxha trishtueshem.

Nuk po e kuptoj as pse US eshte terheqe pas gjithe atij investimi. Ndoshta jane lodhe tu u marre me shtete tjera dhe kane ndryshu politike. Jane shpenzime te medha ne nje vend te huaj.

As nuk po e kuptoj pse Ushtria e rregullt eshte dorezuar. Ska logjike nje Ushtri me u dorezu ashtu, pervec nese kane bo marreveshje mes vete Ushtria e rregullt me Talebanet.

Mire kemi bere qe kemi ofru strehim per refugjatet apo te ikurit.

Une perndryshe kam deshire qe Kosova te kete shtetas edhe nga etni, fe dhe raca te ndryshme boterore, si cdo vend i qyteteruar.

Kjo na ben qytetare te botes. Perndryshe mbesim rob te nje mentaliteti nacionalist, lehte te manipulueshem per pushtetet.

Theksojmë se ditën e djeshme presidentja, Vjosa Osmani bëri të ditur se dy kosovarë janë evakuuar nga Afganista, me ndihmën e ShBA-ve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]