fbpx

Aktorja Billie Lourd bëhet nënë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Ylli i “American Horror Story”, Billie Lourd, solli në jetë fëmijën e dytë të saj dhe bashkëshortit Austen Rydell.

Lajmin e ka zbuluar babai i saj në Variety’s Dealmakers Breakfast në Beverly Hills të martën.

“Vajza ime lindi një fëmijë mbrëmë”, tha Bryan Lourd ndërsa ishte në skenë. “U largova nga spitali në orën 1:30 dhe mbërrita atje sot në mëngjes në 6. Kështu që jam pak i lodhur, por i lumtur”.

Billie Lourd dhe Austen Rydell kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë të hënën

Billie zbuloi shtatzëninë në shtator, kur ajo ishte e pranishme në premierën e “Ticket to Paradise”.

Lourd dhe Rydell, të dy 30 vjeç, janë gjithashtu prindër të djalit dyvjeçar Kingston.

Ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në vitin 2020, Billie – nëna e së cilës është aktorja e ndjerë Carrie Fisher – e mbajti shtatzëninë të fshehtë.

Billie është e njohur për paraqitjet në “Scream Queens”, “Stars Wards”, “Billionaire Boys Club”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]