Michelle Williams dhe Thomas Kail kanë mirëpritur një anëtar të ri në familje.
6 javë më parë, çifti janë bërë prindër të një fëmije që erdhi në jetë përmes një nëne zëvendësuese. Ai është fëmija i tretë i çiftit, por i katërti për 44-vjeçaren.
Sipas burimeve për People, aktorja dhe regjisori janë shumë të lumtur. “Ata janë shumë të lumtur për zgjerimin e familjes së tyre dhe Matilda po kujdeset për më të vegjlit”, tha burimi duke iu referuar vajzës 19-vjeçare të Williams dhe aktorit të ndjerë, Heath Ledger.
Familja është parë së bashku në Nju-Jork.
Michelle dhe 48-vjeçari kanë edhe një djalë 4 vjeç, Hart dhe një fëmijë 2 vjeç për të cilin s’kanë zbuluar emrin apo gjininë.
Çifti u njoh kur Kail ishte regjisor dhe producent në “Fosse/Verdon” i cili bëri që Williams të fitonte një çmim Emmy në vitin 2019. Ishte vajza e saj, Matilda ajo që luajti rolin e Kupidit për dy zogjtë e dashuruar.
Michelle u pa në dhjetor të atij viti në Londër duke blerë veshje bebesh dhe më pas u konfirmua shtatzënia dhe fejesa me regjisorin.