fbpx

Aktorja e famshme turke përjeton ndarjen e dytë brenda një viti

nga Revista Kosovarja

Duket se Handes nuk i ka ecur me dashurinë këtë vit!

Aktorja, e cila pak kohë më parë luante rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, ka përjetuar ndarjen e dytë.

Në shkurt të këtij viti Hande Erçel dhe Kerem Bursin deklaruan ndarjen dhe nuk kaloi shumë e aktorja u përfol për një lidhje të re.

Ajo u kap mat me aktorin Kan Yildirim disa herë, por edhe kjo romancë ka përfunduar këtë verë.

Hande ka deklaruar për mediat turke se është beqare dhe me Kanin kanë mbetur thjesht miq.

Dyshja kanë hequr dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke konfirmuar kështu lajmin e ndarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]