fbpx

Aktorja e njohur turke i jep fund martesës pas 44 ditësh

nga Revista Kosovarja

Martesa e Merve Bolugur dhe Mert Aydın zgjati vetëm 44 ditë. Dyshja turke vendosën të divorcoheshin pasi u martuan me 2 Tetor.

Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja në Instastory ku shkruan: “Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat i mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura.”

Mert, i cili tha se kishte një mosmarrëveshje me Bolugur, filloi procedurat e divorcit. Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015.

Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]