fbpx

Aktorja 61 vjeçare: Nuk e kam gjetur akoma dashurinë e jetës sime

nga Revista Kosovarja

Jennifer Coolidge ka pranuar një çmim në ceremoninë vjetore “Golden Globes” të martën në mbrëmje.

Derisa mori çmimin, ajo tha: “Nuk e di se si u bëra kaq emocionale. Isha duke qëndruar përballë asaj turme dhe harrova se ku isha. Po thosha shumë nga ndjenjat e mia. Po tregohesha shumë serioze”.

E pyetur pse nuk ka aq shumë dashuri për veten sa të gjithë fansat e saj, ajo u përgjigj: “Oh, nuk e di. Dua të them, jeta ime personale, nuk kam gjetur kurrë dikë të drejtë për veten time. Nuk e kam gjetur dashurinë e jetës sime”.

 

Jennifer u rrit në një familje të klasës punëtore në qytetin e vogël të Norwell pak jashtë Bostonit. Babai i saj, Paul, punonte në fabrikë dhe nëna e saj, Gretchen, ishte një shtëpiake që vdiq nga kanceri i pankreasit kur Coolidge ishte në fillim të të 30-ave.

Në moshën 21-vjeçare, ajo u transferua në Los Angeles, përpara se të regjistrohej në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike në Neë York. Ishin vitet 1980 dhe, Coolidge ka pranuar, ajo merrte shumë kokainë, dilte shumë dhe ishte e rregullt në Palladium.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si kameriere përkrah Sandra Bullock.

“Kam gjetur shumë pak punë në të 20-at e mia dhe, e dini, kam bërë shfaqje të vogla nëpër qytet në teatro dhe gjëra të tjera. Por, po, ishte një rrëmujë. Unë disi, e dini, dilja çdo natë dhe pija dhe merrja drogë në të 20-at e mia. Dhe kur u bëra 27 vjeçe përfundova duke shkuar në një rehabilitim për drogën”, kishte thënë ajo për Los Angeles Times vitin e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]