fbpx

Akullore e shpejtë me luleshtrydhe

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 1 litër panna për ëmbëlsira, 300 g qumësht i kondesuar, 500 g luleshtrydhe, pak vanilje nëse dëshironi sepse i shkon shumë.

PËRGATITJA: Rrihni panna-n e ftohtë disa çaste derisa të marri formë. Shtoni qumështin e kondesuar, vaniljen dhe luleshtrydhet e bëra pure. I përzieni mirë edhe e i vendosni në tasa, pas 30 min në ngrirje e përzieni, e vendosni në ngrirje përsëri, pas 30 minutash e përzieni përsëri sepse kjo gjë nuk lejon të krijohen kristale. Nëse keni makinerinë e akullores e vendosni aty dhe i bëni procesin e ngrirjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]