fbpx

Akullore nga vetëm një përbërës

nga Revista Kosovarja

Është aq e thjeshtë sa që do ta gatuani çdo ditë!

Përbërësit:

▪ 2 banane

 

Përgatitja:

Bananet qëroni dhe pritni në rrathë.

Futni në frigorifer me ngrirje të thellë dy orë derisa të forcohen tërësisht.

Pastaj qitni në blender dhe përzieni derisa të përftoni masë të dendur dhe të ngjitshme.

Bananet e miksuara tanimë kanë strukturën e akullores dhe janë të gatshme për t’u servirur.

Nëse dëshironi akullore më të dendur, kthejeni në frigorifer me ngrirje të thellë edhe një gjysmë apo një orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]