fbpx

Akullore shtëpie me qershi

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 380 g qershi të pastruara, 400 ml panna për ëmbëlsira, 200 mln qumësht i kondensuar dhe 40 g sheqer.

PËRGATITJA: Qershitë e pastruara, të cilave u kemi hequr bishtat dhe bërthamat, i vendosim bashkë me sheqerin në flakë të ulët dhe i përziejmë vazhdimisht për 10 minuta. Fikim zjarrin dhe i lemë të ftohen. Në një enë përziejmë me rrahës elektrik panna-n e ftohtë derisa të formohet pak, por mos e përzieni shumë, shtojmë qumështin e kondensuar dhe e përziejmë edhe pak. Te masa e përgatitur shtojmë qershitë e karamelizuara me sheqerin dhe i përziejmë përsëri. Të gjithë masën e vendosim në një enë me kapak dhe e vendosim në ngrirje për 6 orë. Para servirjes e nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta përpara. Ju bëftë mië!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]