fbpx

Al Pacino flet për herë të parë pasi zbuloi se do të bëhet baba në moshën 82-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Një prej lajmeve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen javën e shkuar në Hollywood, ishte fakti që Al Pacino do të bëhet sërish baba, në moshën 82-vjecare.

Sic u raportua prej mediave rozë, aktori legjendar dhe partnerja e tij, Noor Alfallah, 29 vjec, do të bëhen së shpejti prindër, ndërkohë që së fundmi Al ka folur për herë të parë në lidhje me pritjen e ëmbël.

Sipas “Page Six”, ylli i “Godfather” duket se ishte në formë të mirë, teksa u shpreh: “Është shumë e veçantë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.”

Kujtojmë se Pacino është baba i një vajze 33-vjeçare, si dhe ka binjakët Olivia dhe Anton, 22-vjeç. Aktori u pyet edhe për gjininë e foshnjës, të cilën tha se ende nuk e dinte.

Ndërkohë pak ditë më parë TMZ raportoi se Pacino nuk besonte se ai ishte në gjendje të kishte fëmijë e se po kërkonte prova se ai ishte babai, duke i kërkuar kështu një test ADN-je partneres së tij, test që kishte zbuluar se ai ishte vërtetë babai.

Po ashtu media të ndryshme pohuan se ai dhe 29-vjeçarja ishin ndarë disa kohë më parë, megjithatë, burimet konfirmuan sërish për “Page Six/; se ata janë ende çift.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]