fbpx

Alarm për bomba në Francë, evakuohen gjashtë aeroporte

nga Revista Kosovarja

Autoritetet franceze janë venë në gatishmëri pas kërcënimeve për bomba në 6 aeroporte ndërkombëtare

Sipas informacioneve të para, aeroportet e Lille, Nice, Lion dhe Toulouse janë evakuuar, ndërsa uebsajti airlive.net tha se janë evakuuar gjithashtu edhe aeroportet e Nantes dhe Beauvais.

Pasagjerët brenda aeroporteve u urdhëruan të evakuoheshin ndërsa personat brenda në avion u udhëzuan të qëndronin në vendet e tyre.

Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi në një sulm të dyshuar islamik.

Të martën, Pallati i Versajës, një nga vendet kryesore turistike të Francës, u mbyll për disa orë, për shkak të kërcënimeve për bombë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]