fbpx

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 ka pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se udhëtarët janë larguar nga ndërtesa e Aeroportit.

 

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar se ka dyshime për mjet shpërthyes.

Pas informatës, njësitë relevante të Policisë, ndodhen në aeroport.

Udhëtarët janë evakuuar duke dalë në ambient të hapur

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]