fbpx

Alarmi i NATO-s për Kosovën, ekspertët zbardhin detajet mbi paralajmërimet për konflikt ushtarak – kërkohet kujdes!

nga Revista Kosovarja

Së fundi, janë shtuar alarmet në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë, kjo marrë parasysh provokimet nga pala serbe.

E për këtë edhe po bëhen thirrje të vazhdueshme për dialog dhe marrëveshje mes dy palëve.

Të enjten, një zyrtar i aleancës në Uashington, potencoi se NATO dhe KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj”.

“Në NATO, ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik. Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie,” u tha gazetarëve një zyrtar i NATO-s, i cili foli për situatën e sigurisë në Kosovë.

Sipas zyrtarit të NATO-s, “është për të ardhur keq që angazhimi në dialog nuk ka prodhuar marrëveshje apo çuar drejt thellimit të dialogut dhe kjo nënkupton që tensionet në terren vazhdojnë të kenë pasoja për sigurinë.”

“Ne vazhdojmë … t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive dhe më të dobishme, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike,” shtoi ai.

Ky shqetësim i shprehur nga NATO, erdhi pikërisht në kohën kur po shtohen thirrjet për kujdes dhe paralajmërimet për eskalimin e situatës në vendin tonë.

E në lidhje me këto paralajmërime të NATO-s, kanë folur ekspertët për “Bota sot”.

Softa: Krahas rrugës së forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, duhet të investohet për paqen

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]