fbpx

Alban Ramosaj me lot në sy dedikon këngë për babain e ndjerë

nga Revista Kosovarja

Alban Ramosaj nuk jemi mësuar ta shohim kaq të emocionuar.

Dedikimi për babin e ndjerë ishte plot emocione si për këngëtarin por edhe për adhuruesit e tij.

Albani, asnjëherë nuk ka shprehur ndonjë dedikim kaq emocionues deri më tani, shkruan “Kosovarja”

Ai shkruan: “E kam të vështirë të publikoj ktë postim, lëre të publikoj një këngë e videoklip mbi ktë temë që unë rrallë herë jam shprehur e madje as familjarët e mi nuk më kan parë apo dëgjuar në momente të dobëta emocionale sic më shihni e dëgjoni në “Plagë”…

Por, kjo është e vërteta ime dhe jam koshjent që ka të tjerë qe jan “njohur” me Vdekjen në një formë apo tjetër, dhe ndaj, kjo këngë është për të gjithë ata të cilët mendojnë se mund të ken pas një lloj padrejtësie apo jan në kërkim të arsyeve… Nuk jeni vetëm.
“Plagë” fton të gjithë ata që e ndjejnë veten në këto vargje dhe nuk gjetën gjenezën e fajit.

Në kujtim të tim Ati. (Muhamet Kamerolli 1963-2010) #RIP

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]