32
Nën thirrjet “UÇK” ka nisur para Kuvendit të Kosovës, protesta e paralajmëruar e veteranëve për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale.
Një numër i madh i tyre tashmë është tubuar në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Duam të drejtat tona, e Albin krimineli”, janë dëgjuar thirrje në protestën e sotme të veteranëve.
Ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave në rast se nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale.