fbpx

Albin Kurti bën edhe një lëshim, e pranon publikisht dhe kërkon falje!

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar publikisht një lëshim në një postim të mëhershëm lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Kurti ka sqaruar se harta e publikuar nuk përfshinte votat e mërgatës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ai ka theksuar se pas përfshirjes së këtyre votave, Vetëvendosje ka dalë e para edhe në komunën e Klinës, duke ndryshuar kështu hartën zgjedhore.

“Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju faleminderit për përkrahjen,” ka shkruar Kurti në postimin e tij.

Sipas përditësimeve, LVV ka fituar në 22 komuna, PDK në dy, LDK në një, AAK me Nismën Socialdemokrate në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10, gjashtë prej të cilave janë komuna të Ahtisaarit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]