fbpx

Albin Kurti dhe Veton Surroi diskutojnë për dialogun

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për prespektivën e Qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë

Para se të shkojë në këtë diskutim, Kurti ishte për pak minuta në Kuvendin e Kosovës, aty ku tashmë ka filluar seanca konstituive.

Bashkë me Kurtin, në këtë diskutim po merr pjesë edhe publicisti Veton Surroi, i cili më parë ishte pjesë e negociatave në Rambuje e Vienë.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kurti do të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi pas konstituimit, pasdite pritet të votohet Qeveria

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]