Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin e saj për dhunën dhe tragjeditë e fundit në shoqëri.
Në mesazhin e saj prekës, ajo shkruan:
“Kur jemi bo kaq vrasës bre??? Kur na humbi shpirti me shkrep plumbin pa mendu dy herë? Zoti ju ndihmoftë në këtë muaj Ramazani e ngushëllime familjeve që po përjetojnë këto tragjedi.”
Duket se artistja është e tronditur nga ngjarjet e fundit dhe kërkon reflektim mbi dhunën e përhapur. Ndërsa muajin e shenjtë të Ramazanit e sheh si një moment për lutje dhe solidaritet me familjet e prekura nga këto tragjedi.
Ky reagim i saj ka prekur ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për mesazhin e fortë që ajo përcjell.