20
Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, sërish nuk ka kaluar në Kuvend.
Ajo s’i ka marrë votat e mjaftueshme për kryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, po dështon për shkak se Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme prej 61 për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.
Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe Haxhiu i mori vetëm 54 vota për të hënën.