fbpx

Alekta si rrallë herë na prezanton me fëmijët për Krishtlindje

nga Revista Kosovarja

Moderatorja shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu është tejet aktive në mediat sociale.

Ajo për festën e krishtlindjeve ka ndarë disa pamje ku shihet e lumtur në krahët e djalit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Alketa shumë pak publikon imazhe me fëmijët e saj duke ruajtur privatësinë e tyre.

Andaj për këto krishtlindje moderatorja kishe bërë një urim special.


Postimi i plotë

Një lutje e veçante qe te mos keni dhimbje ne zemër e shpirt, te jeni te lumtur me ata qe doni.

Një mendim për ata qe sot luftojnë me vuajtjen e mungesës, me mallin për dike qe e duan fort por se kane dot. Për dashuritë qe sa me te mëdha janë, aq me shume dhembin. Për ata qe ndihen te dobët por qe kërkojnë një force brenda vetes, një shprese për t’ja dale.

Për ata qe kane thinja e rrudha ne portret por me adhurim shohin nipër e mbesa, dhe vlerësojnë kohen qe kane jetuar dhe mundësinë për ti gëzuar. Ata meritojnë shume dashuri sot.

Për ata qe ne spital luftojnë për jetën.
Për ata qe sot nuk pushojnë por punojnë për ti shërbyer lumturisë se te tjerëve.
Për ata qe ndihen vetëm.

Për ata qe kane një lot ne sy, e për te tjerët qe janë aty për ti sjelle buzëqeshjen.
Një lutje për lumturinë e çdo fëmije te kësaj bote qe ende beson tek “Përralla e Babagjyshit qe do vije me slite dhe do sjelle dhurata”. Uroj qe secili nga ju te ketë mundësi ti dhuroj veç dashurisë, një dhurate te vogël te paktën sot… dhe secili prej tyre ta marre një dhurate sot.

Fëmijët e mi janë rritur por Gjyshi i tyre ishte ai qe vishej si Babagjyshi Vitit te Ri çdo date 25…

Ishte për ne një dite shume e lumtur… qe nuk kthehet me…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]