fbpx

Alisa e Urimi i reagojnë ashpër Artës pas deklaratës së saj

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme, Arta në BBVK duke folur për çiftin Alisa- Urim si ish-banorë u shpreh se ata ishin çift 20 vjeçarësh me mendësi 70 vjeçarësh.

Pas kësaj deklarate të aktores, kanë reaguar të dy përmes InstaStory në Instagram.

Çifti kanë postuar shkrimin e njëjtë teksa kanë thënë:

“Një çift në moshë të re që së pasi e ka pasur guximin të hyjë në Big Brother, së dyti ne jemi lindur në diasporë dhe na duhet më shumë kohë për t’u ambientuar, përndryshe ju shumica keni qenë dhe jashtë miq, së treti pranku ka qenë një gjë shumë normale, në krejt botën bëhen prank’s dhe nuk kemi bërë asnjë veprim që ta lëndojmë dikë personalisht, siç tani si po bëhen prank’s aty.

Java e parë e eliminimit ka qenë për 80 për qind të banorëve rreziku që të dalin se askush nuk ka mundur në atë kohë të shkurt ta tregoj veten dhe vetëm për këtë gjë më erdhi keq që dolëm, kemi dashur akoma më shumë të tregojmë nga vetja, por tani pas 70 ditëve qëndrimi, ka banorë që akoma janë si në pushime aty ose mendojnë që fitohet Big Brother me arrogancë.

Së katërti Alisa dhe unë kemi dashur të tregojmë një kulturë të mirë ku jemi në një shtëpi me banorë të tjerë dhe nuk kemi dashur të tregojmë një situatë që të ndihet dikush keq, asnjëherë nuk kemi qenë të tepërt në sy të banorëve, se aty nuk e ka pasur askush të fejuarën e vet brenda”. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]