266
“Udhët e gjyshit” është titulli i këngës së parë të Alte Shaqirit, nipit të këngëtarit të mirënjohur Ilir Shaqiri.
Alteu, djali i këngëtarit Korab Shaqiri, që në vegjëli i ka hyrë botës së muzikës, duke e trasuar rrugën e gjyshit dhe babait, të dy këngëtar të kalibrit të lartë.
Me një zë të mrekullueshëm, Alteu ka shkelqyer në interpretim, ndërkohë që kënga vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
“Udhët e gjyshit” vjen me muzikë nga Naim Gjoshi, tekst nga Izet Rraci dhe Ilir Shaqiri dhe orkestrim nga Korab Shaqiri.