fbpx

Alvisa Qarri prezanton të dashurin e ri

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurentja “Për’puthen”, Alvisa Qarri më në fund e bëri zemrën gur dhe e prezantoi të dashurin e ri, ani se vështirë të identifikohet se kush është ai.

Ajo ka postuar foto, ku shihet se po shijon disa ditë pushime në qytetin e Barcelonës, shkruan Kosovarja.

Por ajo çfarë bie në sy është fotoja me një mashkull misterioz të cilit Alvisa i thotë publikisht “të dua”.

Para disa kohësh Alvisa Qarri është përballur me një ngjarje të pakëndshme, ku i është vjedhur llogaria e saj e “Instagram”-it.

Personi që ka bërë këtë, ka postuar disa nga bisedat e saj me konkurrentët dhe ish-konkurrentët e tjerë të emisionit, duke zbuluar një sërë detajesh lidhur me të pathënat e tyre që i kanë habitur të gjithë fansat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]