fbpx

Ambasada kosovare në Bruksel përkrahë Shkenda Dubovën për Qendrat e dobësimit

nga Revista Kosovarja

E suksesshmja, Shkenda Dubova përpos brenda vendit ajo është duke marrë vëmendje edhe në shumë shtete evropiane.

Ajo po e shijon me sukses punën e palodhshme për Qendrat e Dobësimit, të cilat vetëm po i zgjerohen, shkruan “Kosovarja”.

Sipërmarrësja kosovare ka marrë mbështetje institucionale duke e hapur pikën më të re në Bruksel.

Kështu, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel e ka përshëndetur biznesin e Dubovës duke dërguar një delegacion në hapje.

E lumtur për këtë fakt, Shkenda ka falënderuar ambasadën dhe të gjithë përkrahësit për hapjen e qendrës dhe avancimin e biznesit në Evropë.

“Falënderim të veçantë ambasadës së Kosovës në Belgjikë për përkrahjen me rastin e hapjes së qendrës sonë në Bruksel. Prezenca juaj në hapjen e qendrës sonë është krah i fortë për rritjen dhe avancimin e biznesit tonë dhe të gjitha bizneseve kosovare në Evropë. Qendra jonë do të jetë ambasadore e denjë e vlerave më të mira që kanë bizneset kosovare”, ka shkruar Dubova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]