fbpx

Ambasadori gjerman fton deputetët të jenë prezent kur votohet presidenti

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës Jorn Rohde, i ka ftuat të gjithë deputetët e Parlamentit të Kuvendit që të marrin pjesë në seancën ku do të votohet për presidentin.

Rohde tha se pjesëmarrja është një gjë vitale.

Diplomati gjerman theksoi se bojkotimi i proceseve demokratike nuk është rruga që çon përpara.

Sot pritet të mbahet seanca ku do të votohet për presidentin.

Akoma nuk është caktuar ora se kur do të mbahet seanca.

Afati Kushtetues për zgjedhjen e presidentit është data 5 prill.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]