fbpx

Amber rrëfen fjalët e babait pak minuta para se të ndërronte jetë

nga Revista Kosovarja

Amber Candy, banore e Big Brother VIP, ka rrëfyer ditën e sotme një histori prekëse të jetës së saj.

E prekur, ajo tregoi para banorëve të tjerë sesi mori një telefonatë nga babai, dhe pas 10 minutash, ai ndërroi jetë.“Më del babai në telefon dhe më thotë. Si je, sido që të bëhesh ngelesh fëmija dhe gjaku im. Unë nuk te hedh kurrë poshtë nëse ti e ke menduar që të kam hedhur poshtë.

Fjalët kanë qenë këto dhe pasi babai mbyll telefonin, pas 10 minutash më vjen një tjetër telefonatë që babai ka vdekur. Bota mu shemb.”-u shpreh Amber, teksa tha se nuk ishte lejuar të shkonte as në funeral.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]