fbpx

Amos lë shtëpinë e Big Brother, Olta qan me dënesë pas vendimit të publikut

nga Revista Kosovarja

Publiku ka vendosur që banori që duhet të lë sonte shtëpinë e Big Brother Vip Albania, duke hequr dorë nga çmimi i madh, është aktori, Amos Zaharia.

Amos ishte në nominim me të gjithë banorët tjerë të shtëpisë, përpos Kristit, pasi ky i fundit hapi të shtunën mbrëma ‘Kutinë e Pandorës’.

Lajmin për largimin e Amos nuk e ka pritur fare mirë aktorja, Olta Gixhari, e cila qau me dënesë gjatë përshëndetjes me mikun e saj.

Ndryshe, Amos ka qenë në fokus të mediave këtë javë pas ofendimeve të rënda që ka bërë karshi dy konkurrentëve tjerë, Luiz dhe Kiara.

Mbetet të shihet nëse Amos do të rikthehet në lojë përmes biletës së fatit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]