fbpx

Ana dhe Arta Kabashi sjellin befasinë për 111 vjetorin e pavarësisë

nga Revista Kosovarja

Përvjetori i 111 i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë sjell edhe këngë me frymë kombëtare. E tillë është edhe kënga e Ana dhe Arta Kabashit që është promovuar sonte

Një këngë me motive patriotike por me ritme moderne është sjell sot për publikun shqiptar.

Motrat Ana dhe Arta Kabashi e kanë lansuar këngën “Jena shqipe” para dy ore dhe kënga ka marrë komente pozitive pas premierës së saj në youtube.

“Jena shqipe” është një këngë melodia e së cilës është bërë nga Ana dhe Arta Kabashi derisa për producent ka Marcon.

Edhe teksti i këngës është shkruar nga dy motrat, i cili ka mesazhe të forta patriotike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]